Mustafi e Valencia sfidojnë rusët, Kasami e Olympiakos Bayernin

Sporti

Mustafi e Valencia sfidojnë rusët, Kasami e Olympiakos Bayernin

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 10:20

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se skuadra e tij do të dhurojë spektakël në Camp Nou kundër Romës. Bayer Leverkuseni do të jetë mysafir i ekipit bjellorus, BATE, e cila zhvillohet në orën 18.00, ndeshje e vlefshme e xhiros së pestë të Champions League në futboll.

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi me Leverkusenin synojnë tri pikë, sepse barazimi nuk do t’i kënaqte, kurse BATE shpreson në humbjen e Romës dhe me fitore eventuale të kalojë në vend të dytë. Skuadra gjermane do të vërsulet me të gjitha forcat që të shënojë sa më parë dhe me synim të merr pikë të plota nga një terren i papërshtatshëm.

Në grupin F, Arsenali synon fitore ndaj Dinamo Zagrebit dhe të mbajë edhe më tej shpresat për vend të dytë, por me kusht që Olympiakosi të humb në ‘Allianz-Arena’ nga Bayerni i Munihut. Bayerni kryeson me 9 pikë, por aq pikë ka edhe Olympiakosi, kurse Arsenali është në vend të tretë me 3 pikë sa ka edhe Dinamo e Zagrebit e fundit. Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, me Olympiakosin synojnë një pikë ndaj Bayernit, e cila automatikisht do t’i kualifikojë.

Dinamo e ka shumë vështirë në Emirates, por shpreson të kthehet e pamposhtur dhe të shpresojë për vend të tretë. Në grupin G, Chelsea është në presion të madh, sepse i duhet patjetër fitorja në Tel Aviv ndaj Maccabit për të përforcuar vendin e dytë dhe që mund ta sigurojë edhe kalimin në të tetën e finales. Porto nga Portugalia i duhet vetëm një pikë dhe përfundimisht të sigurojë biletën për më tutje. Ata si vendas takohen me Dynamon e Kievit dhe pritet të jetë lojë e fortë.

Dynamo e ka trenin e fundit për të mbetur në hap për vend të dytë, sepse në rast të humbjes dhe fitores së Chelseat në Tel Aviv, atëherë gjithçka është e qartë në grupin G. Porto udhëheq me 10 pikë, e përcjell nga Chelsea (7), Dynamo (5) e Maccabi (0).

Në grupin H, tri ekipe janë në lojë për vend të dytë: Valencia, Gent por edhe Lyoni, kurse Zenit vetëm e ka siguruar kualifikimin xhiron e kaluar. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi e Valencia udhëtojnë në Petersburg vetëm për fitore, ndërsa ndeshje e fortë pritet të zhvillohet edhe në mes Lyon e Gent. Lyoni ka rastin e fundit, sepse vetëm fitorja i mban në lojë, çdo rezultat tjetër i mënjanon nga gara më prestigjioze. Zeniti kryeson me 12 pikë, i ndjekur nga Valencia (6), Gent (4) e Lyon (1).


Ndeshjet, sot
Grupi E

BATE-Bayer 18.00
Barcelona-Roma 20.45

Grupi F
Arsenal-Dinamo ZG 20.45
Bayern-Olympiakos 20.45

Grupi G
Maccabi T.-Chelsea 20.45
Porto-Dynamo K. 20.45

Grupi H

Zenit-Valencia 20.45
Lyon-Gent 20.45

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat