Sërish fansat e Realit: Perez largohu!

Sporti

Sërish fansat e Realit: Perez largohu!

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 09:53

Pas përfundimit të konferencës për shtyp nga presidenti Florentino Perez, ku konfirmoi besimin në trajnerin Rafael Benitez dhe Cristiano Ronaldon, kanë reaguar tifozët e Real Madridit.

Fansat e klubit ‘mbretëror’ nuk ndalen së kërkuari largimin e presidentit Perez.

"Ne jemi Los Blancos, ne nuk jemi ti!", kanë shkruar në faqen zyrtare të fansave duke iu drejtuar Perezit, të cilit i është kërkuar largimi nga humbja në El Clasico me rezultat të thellë prej 4-0.

Por ky i fundit, rikonfirmoi vazhdimin e projektit me të si president dhe me Rafa Benitezin në krye të klubit.

Kujtojmë se tifozët i kërkuan dorëheqjen Perezit edhe pas përfundimit të ndeshjes gjatë fundjavës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat