"Viti 2015, më i miri në karrierën time"

Sporti

"Viti 2015, më i miri në karrierën time"

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 08:28

Philippe Coutinho prek tatuazhet e tij ndërkohë që flet në intervistën e dhënë për “Goal.com”.

Kjo është mënyra e tij për të përballuar sikletin e të qenit përballë kamerave teksa përgjatë të gjithë parakrahut të tij shkruhen emrat e prindërve dhe të afërmve të tij, ashtu si edhe emri i gruas, Aine.

Çdo gjë që ai ka arritur i detyrohet atyre. Çdo sukses i tij i ri i kujton mundimet e vjetra dhe se si mbështetja që iu dha e çoi në nivelet e sotme. Braziliani është kthyer në idhullin e ri të “Anfield”. Coutinho është shumë i rezervuar, teksa “Goal.com” i bën të ditur që ai bën pjesë në 50 lojtarët më të mirë për momentin në futboll. “Unë?,” pyet braziliani, për t’u siguruar. “Si një ndër 50 futbollistët më të mirë në botë? Ju jam mirënjohës.”

Edhe gjatë fundjavës që kaloi, Coutinho e vuri Manchester City-n me shpatulla pas murit, duke qenë protagonist në fitoren 1-4 në stadiumin “Etihad”. Ai shënoi sërish, duke e çuar në pesë numrin e golave të shënuar gjatë këtij sezoni. Ish mesfushori i Interit vazhdon të përmirësohet.

“Ndjej që jam rritur shumë si lojtar. Kam shpenzuar kohë duke punuar në disa aspekte që duhet të përmirësohesha, si në finalizime, por kam ende një rrugë të gjatë përpara. Në Itali hasa disa vështirësi, pata vetëm disa raste për të luajtur, u dëmtova dhe nuk isha në formën time më të mirë. Tani gjithçka është mirë. Po luaj gjithë kohës, po mësoj dhe po bëhem akoma më i mirë, kështu që ndihem i lumtur.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat