Festë futbolli, katër gola, Kosovë-Shqipëri ndahen vëllazërisht (Foto/Video)

Sporti

Festë futbolli, katër gola, Kosovë-Shqipëri ndahen vëllazërisht (Foto/Video)

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2015 Në ora: 13:34

Festë futbolli ashtu si i ka hije vëllezërve të një gjakut, të një kombit, Kosovë - Shqipëri, ndahen vëllazërisht me rezultat 2:2. Ndeshje miqësore me karakter festiv që u zhvillua në stadiumin e Prishtinës, ku ishin të tubuar mbi 20 mijë tifozë (i tërë stadiumi ishte i mbuluar me ngjyra kuqezi), panë një lojë spektaklare e me katër gola.

Dy kombëtare kënduan himnin kombëtar, futbollistët e të cilës dhuruan emocione të pakufishme, thurën veprime të shpejta, krijuan raste, por edhe shpërthyen me gola në pjesën e dytë, duke i ngritur në këmbë tifozët. Rezultati fare nuk ishte më rëndësi, sepse ishte një ndeshje e karakterit festiv. Të gjithë festuan në mënyrë më madhështore, mbi të gjitha ishin të emocionuar nga kjo lojë e bukur e yjeve tanë. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës Albert Bunjaki dhe ai i Shqipërisë, Gianni de Biasi, panë formën e futbollistëve të tyre. Pa dyshim se duhet veçuar edhe talentin e madh shqiptar Rey Manaj që debutoi me gol për kombëtaren e Shqipërisë. Në minutën e 3-të, Ilir Berisha shkaku i lëndimit u largua nga fusha, duke u zëvendësuar nga Alban Pnishi.

Bersant Celina futet brenda 16-shit, kombinon bukur me Halimin dhe del i vetëm përballë Berishës, nga një pozitë e mirë, gjuajtjen e tij mezi e mbrojti portieri Etrit Berisha pikërisht në minutën e 22-të. Në stadium ishte një atmosferë e zjarrtë ku dëgjoheshin brohoritjet: Shqipëria, Shqipëria, Kosova, Kosova. Lojë e hapur, me kombinime të bukura e të sakta, kur Mërgim Brahimi i Kosovës nga rreth 15 metra gati sa shënoi, por për fat të portierit Etrit Berisha topi ndalet nga tërthorësja (40').

Anëtari i Napolit, Elseid Hysaj, në minutën e 45-të, ndalë topin me gjoks dhe del i vetmuar me portierin e Kosovës, Samir Ujkanin, por gjuajtja e tij shkopi mbi portë. Në minutën e 49-të, Celina shërben bukur brenda zonës për Halimin, ky i fundit e shtyn drejt portës, por topin kalon ngjitur me shtyllën pingule. Pas disa rasteve të mira, bie goli i pari. Në minutën e 55-të, nga gjuajtja e lirë një harkim i bukur dhe futbollisti i talentuar i Interit, Rey Manaj, me kokë nga rreth 10-11 metra shënoi për epërsinë (0:1) të Shqipërisë.

Pas katër minutave (59’) penallti për Kosovën. Taulant Xhaka luan me dorë në zonë, gjyqtari Jemini akordon penallti. Bersant Celina, talent i Manchester City, merr përsipër penalltinë, gjuajti fortë topin qëllon shtyllën dhe futet brenda në rrjetë, 1:1. Stadiumi shpërthen në festë, kur në minutën e 70-të Elbasan Rashani për mrekulli kaloi Rrahmanin dhe nga afërsia, nga një pozitë e vështirë pothuajse te vija fundore, me gjuajtje të fortë mposhti portierin Berisha dhe 2:1. Në minutën e 73-të, Naser Aliji për mrekulli harkoi, ndërsa Amir Rrahmani nga afërsia mposhti portierin Ujkani dhe 2:2. Një ndeshje e fortë, e pëlqyeshme dhe përfundoi pa fitues.

Kosova-Shqipëria 2:2
Stadiumi i qytetit në Prishtinë.
Shikues: 20.000.
Gjyqtar: Lorenc Jemini.
Shënues: Celina (59′-nga penalltia), Rashani (70’) - Manaj (55′), Rrahmani (73′).
Kosova: Ujkani, Përdedaj, I.Berisha, Alushi, Paçarada, Sadiku, Zejnullahu, Brahimi, Halimi, B.Berisha, Celina. Përzgjedhës: Trajner: Albert Bunjaku.
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Cana, Rrahmani, Hysaj, Aliji, Xhaka, Basha, Memushaj, Cikalleshi, Sadiku. Përzgjedhës: Gianni De Biasi.

E Plotësuar: Pesë minuta shtesë, 2:2.

87' Një mrekulli futbolli! Një festë e paparë deri më tash, katër gola, lojë e bukur, mbi 20 mijë shikues po ndjejnë kënaqësinë e ndeshjes vëllazërore. Festë, festë. Rezultati 2:2.

80’ Rezultati edhe më tutje 2:2.

73’ Amir Rrahmani nga afërsia mposhti portierin Ujkani dhe 2:2.

70’ Elbasan Rashani për mrekulli kaloi Rrahmanin dhe nga afërsia, nga një pozitë e vështirë pothuajse te vija fundore me gjuajtje të fortë mposhti portierin Berisha dhe 2:1.

65’ Lojë me emocione, e pëlqyeshme, atmosferë e zjarrtë, dy gola të shënuar dhe rezultati 1:1.

59’ Penallti për Kosovën. Taulant Xhaka luan me dorë në zonë, gjyqtari Jemini akordon penallti. Bersant Celina, talent i Manchester City, merr përsipër penalltinë, gjuajti fortë topin qëllon shtyllën dhe futet brenda 1:1.

55’ Nga gjuajtja e lirë një harkim i bukur dhe futbollisti i talentuar i Interit, Rey Manaj, me kokë nga rreth 10-11 metra shënopi për epërsinë 0:1 të Shqipërisë.

49’ Celina për mrekulli fut në zjarr Brahimi pati mundësi të shënojë por topi shkojë jashtë portës.
47’ Kartoni i parë i verdhë. Migjen Basha, i cili luajti me dorë.
Flloi pjesa e dytë.

Kosovë - Shqipëri 0:0

45’ Elseid Hysaj ndalë topin me gjoks dhe del i vetmuar me portierin e Kosovës Ujkanin, por gjuajtja e tij shkopi mbi portë.

45’ Rezultati vazhdon baras (0:0).

40’ Mërgim Brahimi i Kosovës nga rreth 15 metra gati shënoi, por për fat të Berishës tërthorësja ishte aleati më i fortë i tij dhe rezultati i barabartë.

38’ Ndeshja po bëhet gjithnjë e më dinamike dhe qoftë njëra palë dhe skuadra tjetër po tregohen edhe më të rrezikshëm.

35’ Kosova kërkon golin, por edhe Shqipëria, por asnjëra deri me tash nuk po ia arrijnë qëllimin.

32’ Lojë e hapur, me kombinime të bukura e të sakta, por gola nuk ka.

27’ Mbi 20 mijë shikues janë në stadiumin e qytetit në Prishtinë, nuk ka ndryshim të rezultatit.

22’ Bersant Celina brenda 16-shit kombinon bukur me Halimin dhe del i vetëm përballë Berishë, nga një pozitë e mirë, gjuajtjen e tij mezi e mbrojti portieri Etrit Berisha.

22’ Lojë mjaft e mirë, por edhe më tutje pa ndryshim të rezultatit.

17’ Fushë e përshtatshme, koha superiore me diell, të gjitha kushtet fenomenale. Rezultati 0:0.

15’ Një atmosferë e jashtëzakonshme, një bukuri e rrallë e futbollit. Djemtë po luftojnë në fushë dhe po dëshmojnë lojë të bukur.

11’ Rezultati edhe më tutje 0:0.

7’ Gjyqtari ka mundur lehtë të referojë penallti kur Lorik Cana e pengojë në mënyrë të palejueshme Bernard Berishën.

4’ Rezultati edhe më tutje baras 0:0.
3′ Mbrojtësi i Kosovës Ilir Berisha e lëshon fushën i lënduar. E zëvëndëson Alban Pnishi.
Fillon Ndeshja.
Shqipëria, Shqipëria, dhe gjithë stadiumi nga një himn.

Në anën jugore të stadiumit është flamuri gjigant, që i jep një pamje madhështore kësaj super ndeshjes vëllazërore.

Atmosferë që rrallë herë shihet, krejt stadiumi kuqezi.

Armend Dallku dhe Debatik Curri përshëndeten nga kombëtarja e Shqipërisë.

Mbi 17 mijë shikues në stadiumin e Prishtinës, dalin futbollistët e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe çdo gjë është gati.

Kosova dhe Shqipëria kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes miqësore që luhet në orën 14:00. Kuqezinjtë kanë bërë disa ndryshime në orët e fundit, duke aktivizuar nga minuta e parë Rrahmanin, i i cili po kalon një formë të shkëlqyer në Kroaci, si dhe Kacen.

Kosova:
Samir Ujkani, Perdedaj, Berisha, Sadiku, Paqarada, Enis Alushi, Eroll Zejnullahu, Besar Halimi, Mërgim Brahimi, Bernard Berisha, Bersant Celina.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Rrahmani, Cana, Gjimshiti, Aliji, Basha, Memushaj, Kace, Gashi dhe Sadiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat