Armando Sadiku merr titullin “Mirënjohja e qytetit” (Foto)

Sporti

Armando Sadiku merr titullin “Mirënjohja e qytetit” (Foto)

Më: 14 tetor 2015 Në ora: 00:25

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini ka nderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit” futbollistin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Armand Sadiku.

Titullin “Mirënjohja e Qytetit” Sadiku e mori me motivacionin “Për kontribut të vazhdueshëm si futbollist në ekipin kombëtar të futbollit, në kualifikimin për Kampionatin Europian, Francë, 2016”.

Gjatë kësaj cermonie, kryetari Sejdini ka thënë se ndihet i nderuar dhe krenar që një djalë i Elbasanit dha kontributin e tij në këtë evenimet kaq të rëndësishëm për futbollin shqiptar. Po ashtu, ai e ka cilësuar këtë ngjarje si realizimin e një ëndrre për të gjithë shqiptarët kudondodhen.

Ndërsa, Sadiku ka thënë se mbajti një premtim ndaj tij dhe qytetarëve të Elbasanit.
Po ashtu, ai ka ndar me Kryetarin e Bashkisë disa nga momentet emocionuese që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit me kombëtaren.

Elbasanasi i kombëtares ishte shënuesi i golit të tretë kundër Armenisë që i siguroi Shqipërisë kualifikimin për Euro 2016. Ai aktivizohet gjithashtu në kampionatin zviceran./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat