Mediat franceze: Irfan Hysenbelliu pranë blerjes së Auxerre

Sporti

Mediat franceze: Irfan Hysenbelliu pranë blerjes së Auxerre

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 22:59

“Një shqiptar në krye të Auxerre”. Me këtë titull gazeta prestigjioze “L’Equipe” njofton se biznesmeni shqiptar Irfan Hysenbelliu mund të bëhet aksionari kryesor i klubit në ligën e dytë franceze. Gazeta shkruan se drejtuesit e grupit “AJA” (kompania që zotëron klubin) kërkonin një hapje ndërkombëtare, por tani mundësitë janë që të ndryshojë shumica në drejtimin e saj. Pista më e mundshme është ajo e blerjes nga ana e shqiptarit 56 vjeçar. Hysenbelliu cilësohet si drejtues i një ndër grupeve financiare më të mëdha dhe e përhapur në vende të ndryshme. Ai duket se ka nisur bisedimet me Corinne Limido, aksionerja kryesore e klubit Auxerre, nëpërmjet kompanisë së saj AJ Auxerre XXL që zotëron 65 të OSA Borgogna club.

Një audit i kërkuar nga Irfan Hysenbelliu, i cili kishte ofruar 9 milion euro, një shifër e pakonfirmuar nga Presidenti i Auxerre Guy Cotret për të blerë kompaninë e Limido Corinne, burri i së cilës, Emmanuel Limido, u nda nga jeta në maj. Ajo u bë aksionarja kryesore në prill 2013 me anë të shumës 5 milion euro. Auxerre po përpiqet të evitojë një faliment të mundshëm pas rënies nga kategoria e parë në League 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat