Bashkimi debutoi me fitore në Ligën Ballkanike

Sporti

Bashkimi debutoi me fitore në Ligën Ballkanike

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2015 Në ora: 21:36

Klubi i basketbollit Bashkimit nga Prizreni siç është më së miri e ka nisur edicionin e ri në Ligën Ballkanike në basketboll. Prizrenasit debutuan me fitore dhe i bënë të lumtur edhe tifozët “Arpaxhikët” që ishin edhe lojtari i gjashtë i tyre. Bashkikmi pas një loje shumë të mirë shënuan fitore me rezultat 82:73 kundër Pejës, në ndeshjen e parë të grupit B. Te dyja ekipet dhanë maksimumin deri në pikën e fundit sidomos çereku i parë ka qenë me rivalitet të madh, ku edhe përfundoi me rezultat 20:20. Në çerekun e dytë ekipit prizrenas pati një epërsi të vogël në rezultat deri në pesë pikë (41:36) në minutën e 20-të. Dyshja Waller e Bussey me nga 19 pikë, të ndihmuar edhe nga Granit Rugova me 19 pikë e Gerti Shima me 15 sosh, ishin enigmë e pazgjidhur për ekipin mysafirë. Edhe çereku i tretë ka qenë dramë në vete, ku pejanët u munduan me të gjtiha forcat që të kalojnë në epërsi, por në semafor rezultati regjistronte 57:53 në favor të Bashkimit. Mirëpo, në çerekun e fundit, vendasit ishin më të përqendruar, treguan një lojë më efikase sidomos mbrojtja bëri punën e vet, duke ia dalë që të shënojnë fitore me 9 pikë dallim (82:73). Për Bashkimin është fitore domethënëse në hapje të edicionit, e cila në javën e dytë me 20 tetor do të luajnë në Mal të Zi kundër Teodos. Pejanët janë të zhgënjyer me humbje, pasi kanë pritur me tepër në këtë sfidë të vështirë dhe që ishte edhe derbi i skuadrave nga Kosova. Basketbollistët Davis me 24 pikë e Hajrizi me 18 pikë ishin më të mirët te pejanët, por pikët e tyre nuk mjaftuan për të dalë të pamposhtur nga Prizreni, Mbi të gjitha u tregua lojë shumë e mirë dhe prizrenasit treguan zgjuarsi në momente vendimtare dhe startuan me fitore.
K. Goca

Bashkimi-Peja 82:73
(20:20, 21:16, 16:17, 25:20)
Palestra e Sportit, Prizren.
Shikues: 2000.
Gjyqtarë: Zurapoviç, Miliçeviç, Koci.
Bashkimi: T. Bussey 19, Tsakaleris 6, Shima 15, I. Tahiri, Waller 19, Shaqiri, Kryeziu, Abu 6, Balluku, Shehu, Biraj dhe G. Rugova 17.
Peja: Davisb 24, K. Burwell 13, Deliç 16, Veseli 2, Hajrizi 18, Kovaçi, Muldrow, S. Zekiqi, B. Zekiqi, R. Grapci, F. Rugova dhe Mekaj.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat