Welbeck shpreson të kthehet në janar

Sporti

Welbeck shpreson të kthehet në janar

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 18:26

Sulmuesi i Arsenalit, Danny Welbeck shpreson që të kthehet në fushë në janar, pasi mungoi gjatë gjithë stinorit deri tani për shkak të lëndimit.

Ish lojtari i Manchester Unitedit, tash i Arsenalit ka pasur një operacion në gju në fillim të shtatorit, në mënyrë që të sanohet një problem i vazhdueshëm që ka pasur në fund të kampionatit të kaluar.

"Është e vështirë për të dhënë një datë të saktë për këtë, rreth Vitit të Ri," tha ai kur pyet në lidhje me datën e kthimit të tij.

"Pas operacionit isha detyruar që me një mbajtëse në këmbë të qëndrojë për rreth katër javë, e cila nuk ishte e lehtë. Është frustruese të rri mënjanë dhe të shikoj skuadrën, por besoj në rikthim”, përfundoi Welbeck.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat