Përplasja Manaj-De Biasi, reagon e ëma: Rey nuk di të shkruajë shqip. S’janë fjalët e tij

Sporti

Përplasja Manaj-De Biasi, reagon e ëma: Rey nuk di të shkruajë shqip. S’janë fjalët e tij

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:49

Menjëherë pas statusit në facebook të futbollistit të shpresave, Rey Manaj, i cili quante De Biasin gënjeshtar për deklaratat e një dite më parë, ka reaguar e ëma e futbollistit të Interit.

De Biasi deklaroi dje gjatë një emisioni se ai do të grumbullonte vetëm lojtarë që luajnë dhe tregojnë veten në fushë dhe jo të tjerë që shkruajnë sms, duke iu referuar Rey Manajt. E ëma e Rey Manajt, e cila u lutet administratorëve të faqes që ta fshijnë reagimin, pasi nuk është shkruar nga Rey, pasi ai nuk di të shkruajë shqip, raporton panorama sport.
“Përshëndetje, ju lutem si prind ta hiqni këtë status sepse nuk është mendimi i Reyt dhe janë të gjitha gënjeshtra…dhe për dijeni ky nuk është shkruar nga Rey sepse ai nuk di të shkruaj shqip 100% siç është shkruar këtu pa asnjë gabim”, shkruan e ëma e Rey Manajt.
“Dhe mos shtrembëroni fjalët e thëna nga tekniku i Kombëtares. I lutem atij që përdor këtë faqe të mos shkruaj gjëra të tilla në emër të Reyt”, përfundon e ëma e Rey Manajt.

Manaj replikon me De Biazin: Gënjeu, unë nuk i lëpihem askujt

Pas deklaratave të trajnerit kuqezi, Gianni De Biasi se futbollisti i Interit Rey Manaj i çonte sms çdo fundjavë duke i treguar se sa ishte aktivizuar me ekipin e tij, vjen edhe reagimi i lojtarit i cili i quajti shpifje fjalët e De Biasit. Në një postim në “Facebook” lushnjari thekson se asnjëherë nuk i ka dërguar sms për t’i treguar se sa është aktivizuar me Interin, ai thotë se në deklaratën e tij se nuk ka ndërmend t’i lëpihet askujt edhe pse dëshira e tij e vetme është të përfaqësojë një ditë ngjyrat kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat