Aliji: Shpresojmë se edhe në Francë do t’ju gëzojmë

Sporti

Aliji: Shpresojmë se edhe në Francë do t’ju gëzojmë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:44

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Naser Aliji, nuk mund të përshkruaj pritjen spektakolare që iu është bërë në aeroportin e Rinasit dhe në Tiranë. Ai është jashtëzakonisht i lumtur që me kombëtaren e Shqipërisë u kualifikuan në Euro 2016. “Kam përjetuar momentet më të mira si futbollist dhe jam krenar që jam shqiptar. Asnjëherë se kisha menduar se do të kam një gëzim kaq të madh si ai dje në Aeroportin e Rinasit dhe në Tirane, kur mijëra tifoz shqiptarë na priten si heronj”, shkruan Aliji në facebookun e tij.

Ndryshe, Aliji është pjesë e kampionit në fuqi zviceran, Baseli. “Vërtet nuk mund të përshkruaj të gjitha ato emocione që pata, vetëm ata qe i përjetojnë momente të tilla mund të rrëfen. Ju falënderoj të gjithëve juve që kishit dalë në numër kaq të madh për të na pritur dhe për të festuar së bashku kualifikimin historik në Francë, në Euro 2016. Këtë sukses nuk kemi mundur të arrijmë pa ndihmën tuaj, andaj urime dhe përgëzime. Falënderoj Zotin që na mundësoi të shijojmë këtë sukses dhe të shpresojmë se edhe në Francë do t’ju gëzojmë me suksese të reja”, shkruan Aliji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat