​Mezi kalon Feronikeli

Sporti

​Mezi kalon Feronikeli

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:03

Është zhvilluar një ndeshje e rrethit të parë të Digit Alb Kupës së Kosovës. Në të vërtetë në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot skuadra nga Liga e Parë KEK-u ka pritur skuadrën kampione dhe fituese të Kupës së Kosovës Feronikelin nga Drenasi, i cili me penallti fitoi ndeshjen me rezultat 3 me 4.

Pjesa e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1 . Skuadra nga Drenasi e nisi mjaft me vështirësi mbrojtjen e trofeut të Kupës, e cila mëton të luftojë edhe në këtë edicion në dy frontet për titull dhe për Kupë. Kështu drenicasit me këtë fitore kaluan në rrethin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat