Ronaldo: Ky trofe është shumë i rëndësishëm

Sporti

Ronaldo: Ky trofe është shumë i rëndësishëm

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 14:46

Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, është i lumtur që ka marrë ‘Këpucën e Artë’. Sulmuesi portugez, shënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll e në Evropë, ka thënë se çdo çmim që e fiton e bën edhe më të lumtur dhe e shtyn që të punojë edhe sa më shumë. Ronaldo ka objektiva të mëdha me Real Madridin qoftë në Champions League, qoftë në kampionatin spanjoll dhe në garat tjera.

Ronado ka marrë ‘Këpucën e Artë’, pasi sezonin e shkuar shënoi 48 gola. Ai në paraqitjen e tij para medieve tha se kjo është dita më e bukur në jetën e tij, por nuk është i kënaqur, pasi dëshiron të fitojë përsëri. “Ju faleminderit të gjithëve që jeni këtu. Kjo është një nga ditët më të bukura në jetën time sportive. Fitues për herë të katërt i ‘Këpucës së Artë’, është një nder dhe një privilegj i madh. Ky trofe është shumë i rëndësishëm për mua”, tha Ronaldo, i cili është tejet i lumtur.

“Faleminderit shokëve të mi, sepse pa ta nuk do të kisha gjasa ta fitoja. Unë nuk jam i kënaqur, unë gjithmonë dua më shumë. Dua këpucën e pestë, gjashtë ... Real Madridi gjithmonë duhet të fitojë tituj dhe këtë vit nuk është ndryshe. Ne duam të fitojmë Champions League , Kupën e Kampionatin... Faleminderit dhe shpresoj të ju shoh sërish vitin e ardhshëm”, ka thënë Ronaldo. Ai edhe këtë edicion po kalon formë të mirë dhe tani ka shënuar gjithsej pesë gola, duke u renditur në vend të dytë të listës së shënuesve në kampionatin spanjoll. Ronaldo përgatitet për takimin e fundjavës pikërisht me 17 tetor ku ndeshen në Santiago Bernabeu me Levanten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat