Arrestohet Cisse, arsyeja e çuditshme

Sporti

Arrestohet Cisse, arsyeja e çuditshme

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 13:58

Sulmuesi francez Djibril Cisse është në mesin e katër personave të arrestuar si pjesë e hetimeve për një rast të shantazhit.

Djibril Cisse është në mesin e katër personave të arrestuar si pjesë e hetimeve për një rast të shantazhit.

Ata janë marrë në mbajtje në Paris dhe Maris, si pjesë e hetimeve ndaj një përpjekje për shantazh mbi mesfushorin e Francës, Mathieu Valbuena, ka njoftuar një zyrtar i policisë të martën.

Cisse është në mesin e tyre sepse i njihte të përfshirët, por nuk dyshohet të jetë në rolin e shantazhuesit. Rasti përfshin një xhirim nëpërmjet telefonit të një akti seksual, ka njoftuar zyrtari që refuzoi të idenfitikohej.

Valbuena, 31-vjeç është futbollist i Olympique Lyon dhe Kombëtares franceze. Cisse, karriera e së cilit u përshkua me lëndime të rënda, është aktualisht pa klub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat