Interi pas Jeses

Sporti

Interi pas Jeses

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 13:53

Inter i ka vënë syrin sulmuesit të Real Madridit, Jese, por duke e kërkuar vetëm si huazim.

Spanjolli ka gjetur shumë pak hapësira te ‘mbretërit’ pasi sulmi i përbërë nga super lojtar si Gareth Bale, Cristiano Ronaldo e Karim Benzema nuk i ka dhënë këtë mundësi.

Sipas ‘FcInterNeës’, nerazzurrët janë të interesuar për lojtarin dhe vetëm se kanë filluar bisedimet.

Megjithatë, presidenti Florentino Perez, mund ta lëshoj përgjithmonë, por mund ta lirojë si huazim, pastaj ta kthej në Madrid pas një kohe ku do të fitonte edhe eksperiencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat