Mediat: Mund të kemi një ‘luftë’ të vëllezërve Xhaka në Europian

Sporti

Mediat: Mund të kemi një ‘luftë’ të vëllezërve Xhaka në Europian

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 11:47

Edhe pse Taulanti 24-vjeçar, një vit më i madh se i vëllai Xhaka, nuk luajnë për të njëjtin vend, në Shtëpinë e Xhakajve në Basel është brohoritur dy herë këtë fundjavë.

Gazeta Blick, shkruan se shqiptarët u kualifikuan për herë të parë në një turne të rëndësishëm futbollistik, duke hyrë në histori. Por sipas tyre, shanset janë që të ketë një përballje “zvicerane” në Europian.

“Kjo për shkak se 10 lojtarë të Shqipërisë kanë ose pasaportë zvicerane, ose luajnë këtu”.

“Mes tyre janë Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Migjen Basha, Amir Abrashi, Arlind Ajeti, Ermir Lenjani, Burim Kukeli dhe Armando Sadiku.

Veçanërisht speciale është një përballje vëllezërish mes Taulant Xhakës dhe Granit Xhakës.

Edhe në kombëtaren tonë, Xhaka, Shaqiri apo Behrami janë lojtarë me origjinë shqiptare.

Shaqiri ka uruar shqiptarët në rrjetet sociale: Komplimente.

Taulanti postoi një foto të vëllait, Granitit, me grushtin dhe sytë e përlotur.

Shumica e lexuesve tanë (55 përqind) do e mirëprisnin një duel Zvicër-Shqipëri në Francë. Në gjashtë përballje, Zvicra nuk ka humbur asnjëherë (pesë fitore, një barazim)”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat