Shqipëria miqësore me një kombëtare të fortë

Sporti

Shqipëria miqësore me një kombëtare të fortë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 10:25

Shqipëria pritet të luajë kundër Polonisë në muajin nëntor. Burime të sigurta në institucionin e futbollit shqiptar treguan për “Panorama Sport” se mes dy federatave është arritur një marrëveshje në parim për një miqësore në një nga datat e lira të FIFAs gjatë muajit nëntor.
Nuk dihet nëse kjo ndeshje do të zhvillohet në Shqipëri apo Poloni. Gjithsesi, në ditët e ardhshme, FSHF do të sqarojë zyrtarisht negociatat. Gjasat janë që të luhet në Shqipëri, pikërisht ndaj një kundërshtari, që ashtu si kuqezinjtë, është kualifikuar në Europianin e Francës.
Për herë të fundit me Poloninë e Lewandowskit, kuqezinjtë janë përballur në një miqësore në vitin 2009, që ka përfunduar pa gola në Gjermani. Kjo mund të quhet një miqësore luksi për skuadrën e De Biasit, që vjen menjëherë pas kualifikimit historik. Deri në Europianin e Francës, kuqezinjtë pritet të zhvillojnë të paktën pesë ndeshje miqësore, për t’u përgatitur për 10 qershorin 2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat