Çfarë po ngjan me Granit Xhakën?

Sporti

Çfarë po ngjan me Granit Xhakën?

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2015 Në ora: 10:21

Mesfushori ofensivë nga Kosova, Granit Xhaka, është larguar nga fusha në minutën e 80-të kur u zëvendësua nga Pajtim Kasami. Xhaka luajti me sukses deri në minutën e 80-të dhe kontribuoi në fitoren e Zvicrës me rezultat 1:0 ndaj Estonisë në Talin, në takimin e fundit të xhiros së dhjetë të eliminatorëve për Euro 2016. Portali zviceran ‘Blick’ raporton, duke iu referuar portalit gjerman "Kicker" se Xhaka vuan nga një lëndim ligament në kyçin e këmbës së djathtë të tij. Në ditët e ardhshme pritet të dihet se sa do të mungojë Xhaka, që do të jetë një hendikep i madh për ekipin gjerman, Mönchengladbach.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat