Valencia refuzon çdo ofertë për Mustafin

Sporti

Valencia refuzon çdo ofertë për Mustafin

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 09:59

Futbollisti më i kërkuar në ditët e fundit është Shkodran Mustafi, por Valencia nuk e ka ndërmend që ta shesë.
Djaloshi nga Gostivari ka shkëlqyer me fanellën e Valencias prej kalimit të tij nga Sampdoria duke tërhequr vëmendjen e skuadrave më të mëdha evropiane.

Bayern Munich dhe Barcelona janë skuadrat më të interesuara për shqiptarin, por ‘lakuriqët’ nuk e kanë ndërmend që ta shesin, duke e konsideruar si njëri prej lojtarëve kryesor të saj.

Shkodrani është blerë për 8 milionë euro nga italianët, ndërsa çmimi i tij për momentin është mbi 25 milionë.

Mbrojtësi është pjesë e pandashme e kombëtares gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat