Edi Rama zbulon kërkesën e UEFA-së para ndeshjes me Serbinë

Sporti

Edi Rama zbulon kërkesën e UEFA-së para ndeshjes me Serbinë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 09:48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar kërkesën e UEFA-së para ndeshjes me Serbinë.

“Presion i madh që ndeshja të mos ishte përsëritje e asaj që ndodhi në Shqipëri. Për më tepër, të mos lejojmë që të cenohet ndeshja, Kombëtarja dhe ardhmëria e saj. Tani flasim pas ndeshjes dhe është më e lehtë, por paramendojeni nëse do të kishte ndodhur diçka e vogël”, deklaroi Rama gjatë Procesit Sportiv në Top Channel.

“Në hyrje të Tiranës autobusi serb u godit nga një gur i një adoleshenti dhe kjo krijoi ngarkesë. Por, gjithçka shkoi mirë nga ana e organizimit. Spektakël tifozerie në stadium deri në momentin e pësimit të golit, nuk kam parë kurrë”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat