Ancelotti, Milanit: Faleminderit, po kërkoj punë në Angli

Sporti

Ancelotti, Milanit: Faleminderit, po kërkoj punë në Angli

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 09:40

Trajneri italian i ka bërë të ditur edhe një herë skuadrës së Milanit se nuk është interesuar për të marrë drejtimin e klubit.

Pas rezultateve zhgënjyese të Sinisa Mihajlovicit, Rosonerrët kanë kontaktuar të papunin Carlo Ancelotti, por ky i fundit ka bërë të ditur se dëshiron të angazhohet në Ligën Premier.

“Në janar, dua përsëri të rikthehem. Dua që ta kem edhe një përvojë në Angli. Jo në Milan”, është shprehur Ancelotti.

Ancelotti është pa ekip që nga largimi i tij nga Real Madridi pas përfundimit të sezonit të kaluar, kurse ishte i lidhur edhe me një kalim në Liverpool, por ky i fundit tashmë ka bërë trajner Jurgen Kloppin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat