Pas dy viteve mungese, Bryant: Dua të luaj gjithë sezonin

Sporti

Pas dy viteve mungese, Bryant: Dua të luaj gjithë sezonin

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 08:19

Pas dy sezonesh plot zhgënjim dhe të mbushura me dëmtime, Kobe Bryant duket se këtë vit ka ndërmend të lërë sërish gjurmë në NBA.

Ai ka rikuperuar dëmtimin dhe ka nisur bashkë me skuadrën fazën përgatitore, për të qenë gati në startin e sezonit të ri, më 27 tetor.

Ylli i ekipit të Lakers nuk ka humbur asnjë ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe dhe po rigjen gradualisht formën e tij më të mirë.

“Po rikthehem”, ka thënë Bryant, që pas çdo ndeshje nuk harron të flaë për mediat për gjendjen e tij. Në miqësoren ndaj ekipit izraelit ai luajti 18 minuta, duke realizuar 21 pikë, shifra më e lartë e këtyre miqësoreve.

Kjo konfirmon progresin e tij dhe se është duke rikuperuar gradualisht “Jam më mirë fizikisht. Është thjesht çështje kohe, pasi më duhet edhe pak kohë e disa ndeshje për të gjetur formën më të mirë”, tha më tej Kobe Bryant, që nuk ka munguar në të katërta miqësoret e Lakers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat