Rama: Ëndrra ime, me Spanjën ose Italinë të luajmë në “Arenën Kombëtare”

Sporti

Rama: Ëndrra ime, me Spanjën ose Italinë të luajmë në “Arenën Kombëtare”

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 00:42

Në “Procesin Sportiv” Kryeministri Edi Rama foli për suksesin e kombëtares që kualifikohet për herë të parë në Europian.

Kryeministri tregon projektin e stadiumit të ri “Arenës së Kombëtares”, bisedat me lojtarët dhe si po e bind De Biasi-n të qëndrojë në Shqipëri.

Aspiratat e një vendi të vogël drejt ëndrrës së madhe.

Kryeministri e nisi me suksesin në Armeni, për të cilin tha se kombëtarja gjendej në një situatë të vështirë pas humbjes me Serbinë dhe u bëri një ngritje, e cila do të ishte e vështirë edhe për kombëtare të mëdha dhe me përvojë.

“Kombëtarja arriti të ngrihet në momente mjaftë të vështira, pas një humbje me Serbinë që ishte e rëndë. Ekipe shumë më të forta dhe me përvojë do ta kishin të vështirë të ngriheshin pas atij momenti”, tha Rama.

Rama tha se nuk është e vërtetë se tifozëria u pengua në atë ditë dhe se nuk pati ekzagjerime nga ana e policisë.

“Ju siguroj se masat e marra në atë ndeshje janë normale në të tilla takime. Ne nuk kemi pasur asnjë lloj momenti për t’i bërë qefin dikujt, përveçse të ruanim imazhin në atë takim. E kishin të qartë se fusha nuk duhet të ngatërrohej me ato që ndodhin në shkallët e stadiumit. Tensioni ishte aq i madh sa të gjitha vendet e botës folën për këtë ndeshje. Por në fund të saj të gjithë folën pozitivisht”, shtoi Kryeministri ne Top Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat