Cana dhe De Bias, flasin për ndeshjen e "kurdisur" Shqipëri – Serbi

Sporti

Cana dhe De Bias, flasin për ndeshjen e "kurdisur" Shqipëri – Serbi

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 00:36

Kapiteni i Shqipërisë u pyet rreth dyshimeve pas humbjes 2:0 në Elbasan Arena, dhe dha një përgjigje të fortë.

“Të japësh një përgjigje komenteve dhe budallenjve është e kotë. Nuk dua të hyj në aso debate, nuk kemi as dëshirë e as luksin e kohës që të bisedojmë për gjëra të tilla. Ata që mendojnë ashtu janë të ligë dhe të varfër në shpirt”, deklaroi Cana për Procesin Sportiv në Top Channel.

Trajneri De Biasi u pyet për pësimin e golave në minutat e fundit me Serbinë. Ai u shpreh se ekipi duhet të kishte qenë më i kujdesshëm në fazën mbrojtëse.

“Nëse do të kishim qenë më të zgjuar do të mund t’i ndalnim golat. Këtë duhet ta bënim në mënyrë më inteligjente”, tha trajneri italian i kombëtares sonë.
Ndërsa për pësimin e golave në fund me Serbinë foli edhe kapiteni Cana, i cili tha se ato dy gola nuk kanë lidhje me të shkuarën tonë kur pësonin gola në fundin e takimit, pasi sipas tij, atëherë ishin të ngjeshur të gjithë mbrapa, nëse në këtë rast lojtarët ishin hedhur në sulm për të shënuar dhe u kapëm pa përgatitur në mbrojtje.

I pyetur në lidhje me mos ardhjen e Kryeministrit të Serbisë në takimin e 8 Tetorit në “Elbasan Arena”, Kryeministri Rama tha se ardhje e homologut të tij u kalua në një çështje politike. “Pas bisedës së fundit që pata me të i thash që më mirë t’ia linim skenën futbollit dhe kështu ramë dakord”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat