56% e zviceranë dëshirojnë Shqipërinë në grupet e France 2016

Sporti

56% e zviceranë dëshirojnë Shqipërinë në grupet e France 2016

Nga: Fitim Dika Më: 13 tetor 2015 Në ora: 00:11

Mediat shqiptare flasin për “shqiptarizmin” e klubit Zviceran, ndërsa mediat e këtyre të fundit flasin për “zviceranizim” të ekipës shqiptare.

Por e rëndësishme është se të dyja ekipet janë kualifikuar direkt dhe prej tani gazeta Blick.ch ka hedhur pyetjen sesi do e shikonin një ndeshje mes zviceranëve(kupto: shqiptarëve) në Euro 2016, nëse do ndeshej Shqipëria kundër Zvicrës.

56% e zvicerane e quajnë emocionuese një ndeshje të tillë dhe do kishin plot dëshirë ta shikonin, ndërsa 44% mendojnë se ndeshja mes shumë lojtarëve të Super Ligës zvicerane s’do sillte diçka të re.
Më emocionuese sipas gazetës do ishte edhe dueli mes dy vëllezërve Xhaka, ku sipas Taulantit, babai do ishte për Shqipërinë ndërsa nëna për Zvicrën.

10 lojtarë të kombëtares shqiptare kanë rrënjë zvicerane, ndërsa 5 lojtarë të Zvicrës kanë etni shqiptare./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat