Armando Sadiku ka falënderuar Erjon Bogdanin dhe Alban Bushin për golin kundër Armenisë.
Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku ka shënuar golin e tretë dhe të fundit në fitoren 3:0 kundër Armenisë.
Ai këtë fol ua ka dedikuar Alban Bushit dhe Erjon Bogdanit, të cilët e kanë ndihmuar shumë në ditët e fundit.
“Me 2 ish #bomber të kombëtares!!!! Më kanë ndenjur afër gjatë gjithë këtyre ditëve dhe me kanë inkurajuar duke më thanë qe do të shënoja kur tu fusja ... Është kënaqësi për mua të kesh dy persona pranë që kanë dhënë shumë për këtë fanellë për këtë kombëtare për këtë vend!!! #thanks #legend”, shkruan Sadiku.