Corriere Della Sera: Ja 6 “sekretet” e kombëtares së drejtuar nga De Biazi

Sporti

Corriere Della Sera: Ja 6 “sekretet” e kombëtares së drejtuar nga De Biazi

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 20:29

Kanë festuar kudo: Në Shqipëri, mes një shiu intensiv, nga veriu në jug. Por edhe në tokat ku flitet veçanërisht shqip: në Kosovë, në disa fshatra në jug të Serbisë, në gjysmën e Maqedonisë. Madje edhe në Itali, në sheshin Duomo në Milano, në Pavese, në Toskana, në Zvicër, në Belgjikë dhe në Francë.


Të gjithë duke gëzuar për Kombëtaren e futbollit të Shqipërisë që, për herë të parë në historinë e saj, merr pjesë në një kompeticion ndërkombëtar, Europianin e 2016-s që do të zhvillohet në Francë.


Kombëtarja e Shqipërisë është pritur nga mijëra mbështetës pas fitores 3 me 0 në Armeni.


Por, si ka arritur deri në këtë sukses?


Ja gjashtë “sekretet” e saj.


1.Formacioni


Shqipërinë në Euro 2016 e ka çuar veçanërisht formacioni. Kurrë më parë nuk është parë një ndërthurje kaq “internacionale”: janë pak futbollistët që militojnë në kampionatin shqiptar, pothuajse të gjithë luajnë jashtë, sidomos në Itali, Zvicër, Francë dhe Turqi. Pjesa më e madhë pastaj, kanë lindur jashtë territorit shqiptar dhe vetëm më pas kanë marrë shtetësinë shqiptare për të zbritur në fushë me fanellën kuqezi.


2.Trajneri


Shumë i detyrohet edhe italianit Xhani De Biazi. Ish-trajneri i Udinezes e Torinos është drejtuesi i Kombëtares shqiptare që prej 14 dhjetorit 2011. U gjend përballë ndërtimit të një skuadre. Avantazhi i De Biazit është të qenit jashtë logjikës futbollistike lokale(paraardhësit e tij shpesh kanë priveligjuar lojtarë të caktuar) dhe e nisi projektin nga talented shqiptarë të shpërndarë në Europë. De Biazi tashmë konsiderohet një hero kombëtar, aq sa i kanë dhënë edhe një nderim akademik dhe shtetësinë shqiptare. E vetmja pikëpyetje tashmë është e ardhmja e tij në pankinën shqiptare: ai ka kërkuar një rritje rroge. “2-3 milionë euro mund të jetë mirë”, iu ka thënë ai mediave locale.


3.Një “status” i ri


Shqipëria nuk është ajo e dikurshmja. Infrastruktura sportive ka ndryshuar(edhe pse mbetet shumë për t’u bërë). Këtë e demonstron edhe suksesi i vogël i Skënderbeut, një formacion lokal që ka arritur në Europa League. Nuk mungojnë megjithatë difektet: duke nisur nga fakti që për momentin ka vetëm një stadium për kompeticionet ndërkombëtare.


4.Debutimi


Ndihmë, dhe jo e vogël, për udhëtimin e Shqipërisë drejt Euro 2016, ka qenë sfida e parë e grupit !: Kombëtarja e De Biazit mundi jashtë shtëpisë Portugalinë e Kristiano Ronaldos, në 7 shtator të 2014-s. Gol i Balajt në minutën e ’52 dhe tre pikë të marra për në Tiranë, nën sytë e komentatorëve dhe tifozëve luzitanë, që nuk e besonin.


5.Faktori “D”


Mediat serbe, një ditë pas kualifikimit të Shqipërisë, nuk e kanë humbur rastin. “Kombëtarja shqiptare ka fituar falë dronit”, kanë shkruajtur shumë prej tyre. Pak kanë të drejtë: droni në fushën e Beogradit më 14 tetor 2014, me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” zemëroi tifozët lokalë që u lëshuan kundër futbollistëve miq. Rezultati: ndeshja e pezulluar, çështja u dërgua në gjykatat sportive dhe në fund, tre pikë për Shqipërinë në tavolinë. Droni, sa për kronikë, u hodh në fushë nga një shqiptar.


6.Vitrina ndërkombëtare


Për t’i shtyrë futbollistët shqiptarë të japin maksimumin kanë ndikuar jo pak edhe mediat: si çdo kombëtare e vogël e futbollit, një prej objektivave parësorë është ai i “të dukurit”. Nuk është një mister që shumë prej lojtarëve që luajnë për Shqipërinë kanë shfrytëzuar rastin për t’u ekspozuar jashtë, për të përfunduar në ekipe më të mira.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat