Igli Tare refuzoi Shqipërinë!

Sporti

Igli Tare refuzoi Shqipërinë!

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 20:07

Pak para nisjes së ndeshjes mes Armenisë dhe Shqipërisë, të fituar 3-0 nga kombëtarja jonë që siguroi edhe kualifikimin në Euro 2016, ish-sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, Igli Tare foli gjerë e gjatë për mikrofonin e “Sky Sport” për ecurinë e Shqipërisë ne eliminatore.
Ai ka zbuluar se se i është ofruar posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare gjatë këtij viti nga FSHF-ja, post të cilin ish reprezentuesi shqiptar e ka refuzuar.

“FSHF-ja më ka kërkuar që ta shohë si mundësi gjatë këtij viti, por unë kam refuzuar, pasi unë ndihem njeri i futbollit dhe nuk mund të trajnoj”.

“Por duhet të kuptoni se unë jam tifoz i çmendur i Kombëtares Kuqezi dhe nëse në një moment të mëvonshëm do të më kërkohej e njëjta gjë, do ta merrja në konsideratë”.

“Mendoj se për shumë vite të tjera, De Biazi do të ketë mundësi të japë më shumë për futbollin shqiptar. Kjo skuadër është e re dhe ka një perspektivë premtuese për 10 vjetët e ardhshme. Mosha mesatare është 21.7 vjeç. Është një grup që mund të ecë shumë përpara”, tha Tare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat