Kur ke në ekip lojtaren me 7 vite eksperiencë europiane

Sporti

Kur ke në ekip lojtaren me 7 vite eksperiencë europiane

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2015 Në ora: 19:28

Drita nga Gjilani e nisi me trofe edicionin e ri të Kosovës në volejboll. Vashat gjilanase fituan Superkupën e Kosovës, pasi që mposhtën me rezultat 3:1 kampionen në fuqi, Skenderajn. Lorik Ilazi, kryejtrajner i Dritës, për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se do të luftojnë për të gjitha trofetë e mundshëm në edicionin e ri. Ai thuri fjalë të mëdha për volejbollistet e tij sidomos për përforcimin e ri, Amarilda Prenga. “Jemi shumë të lumtur me fitoren, pasi që kjo ishte ndeshje që hap stinorin e ri dhe ne luftuam kundër ekipit kampion dhe që është duke u përgatitur për Evropë dhe gjithashtu që është përforcuar me dy lojtare cilësore”, tha Ilazi.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat