Kozniku, Shala, Prenga: Jemi krenarë për Shqipërinë tonë

Sporti

Kozniku, Shala, Prenga: Jemi krenarë për Shqipërinë tonë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2015 Në ora: 19:08

11 tetori nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa e çdo shqiptarit, për faktin se ishte mbrëmje e madhe dhe gëzoi tërë kombin kualifikimi i kombëtares së Shqipërisë në Euro 2016 në futboll. Ndjenjat ishin të papërshkrueshme të çdo shqiptari, brohoritjet e pareshtura: O sa mirë me qenë shqiptar, Shqipëri etnike etj. Kuqezinjtë na bënë zemrën mal me fitoren në Yerevan me rezultat 3:0 ndaj Armenisë dhe aty e prenë përfundimisht biletën për në Francë.

Kapiteni Lorik Cana me shokë luftuan si luajë dhe e arritën qëllimin final-kualifikimin historik, realizuan ëndrrën. Ish-futbollistët e mirënjohur, Ardian Kozniku e Kujtim Shala, që kanë luajtur në klubet e ndryshme të njohura europiane dhe volejbollistja më e mirë në trojet shqiptare, Arjola Prenga, ekskluzivisht për gazetë kombëtare “Bota sot” treguan për emocionet që patën në mbrëmjen e madhe të 11 tetorit, në mbrëmjen e krenarisë kombëtare.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat