Tifozët krenarë për De Biasin…ovacione kundër Dukës (Video)

Sporti

Tifozët krenarë për De Biasin…ovacione kundër Dukës (Video)

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 18:59

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbolli Armando Duka ishte i vetmi i cili nuk u mirëpre nga mijëra tifozët kuqezi të mbledhur sot në Tiranë për t’i thënë “Faleminderit” ekipit të kombëtares që nga çoi për herë të parë në “France 2016”.
….
O sa mirë më ken shqiptarë o hej, o hej…Kuqezi-kuqezi…Para Shqipëria! Ishin këto disa nga thirrjet që ngritën peshë me mijëra tifozë të mbledhur në bulevardin qendror të Tiranës “Nënë Tereza”, i cili si asnjëherë më parë ishte nën pushtetin e ngjyrave të flamurit tonë kombëtar, kuq e zi.
Djemtë e kombëtares sonë, heronjtë që bënë histori në futbollin shqiptar duke na kualifikuar në kampionatin europian “France 2016” morën një më një brohorima nga qytetarët të cilët thërrisnin në kor emrat e tyre, veçanërisht të Xhimshitit dhe Sadikut, futbollistëve që me fitoren përballë Armenisë na kualifikuan në Europian. Edhe pse nuk është me origjinë shqiptare, trajneri italian Giani De Biasi i cili vetëm pak kohë më parë mori nënshtetësinë shqiptare, ka rrëmbyer entuziazmin më të madh tek qytetarët e mbledhur në shesh. Emri i tij u thërrit fuqishëm teksa ai doli në skenën e ngritur përpara “Korpusit” duke thënë në shqip “kuqezi je ti”.

Por shqiptarët duket se nuk e kanë harruar ndeshjen e fundit me Serbinë ku kombëtarja jonë u mund në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-2 në vetëm 4 minutat e fundit. Dhe për këtë, përgjegjës duket se bëjnë kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, të cilin shumë tifozë në mediat sociale e akuzojnë për shitje të kësaj ndeshje.
Me të dalë në skenë Duka, gjithcka u përmbys. Sportdashësit kuqezinj nisën ovacionet negative ndaj kreut të FSHF-së, të shoqëruara këto me gishtin e madh tregues përtokë. Kjo situatë u mundua të kalohej me batutë nga drejtuesja e aktivitetit në nder të heronjve kuqezinj, e cila e justifikoi sjelljen e tifozëve me shprehjen: “Shqiptarët nuk e harrojnë ndeshjen me Serbinë”.

Djemtë e skuadrës kuqezi, të kryesuar nga kapiteni Lorik Cana përshëndetën shkurt, por me zemër shqiptarët në shesh që i pritën për orë të tëra derisa u kthyen me fitore nga Armenia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat