Shkëlzen Gashi: Xhamadani vija - vija është Kosova është Shqipëria

Sporti

Shkëlzen Gashi: Xhamadani vija - vija është Kosova është Shqipëria

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 18:21

As reshjet e shiut nuk ndalën këngët, vallet dhe brohoritjet për kuqezinjtë nga mijëra njerëz nga mbarë trevat shqiptare që kishin udhëtuar për të përshëndetur triumfin. Futbollistët e kombëtares së Shqipërisë u pritën si heronj në Tiranë.
“Jemi krenar kur ju iu shohim të lumtur nga Veriu dhe nga Jugu, rroftë Shqipëria”përshëndet Cana tifozët.
Ndërsa De Biasi përshëndeti tifozët me shprehjen më aktuale se kurrë ‘Kuqezi je ti”.
Bekim Bala: “Më krenar se kurrë”.
Shkëlzen Gashi: “Xhamadani vija - vija është Kosova është Shqipëria”.
Taulant Xhaka: “Osa mirë me qenë shqiptar, osa mirë me qenë shqiptar oe oeeeee”.
Lenjani “Përshëndetje shqipe’
Ndërsa Duka nuk është pritur mirë nga tifozët, si duket ende nuk u ka dalë inati për ndeshjen me Serbinë.
Etrit Berisha: “Shihemi në Francë bashkë me ju”
Hamdi Salihi: “Kush nuk kërcen nuk është shqiptarë oe oeeeeeeeeee”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat