Shorti i Europianit, ja ekipet e mëdha që Shqipëria mund të jetë në grup me to

Sporti

Shorti i Europianit, ja ekipet e mëdha që Shqipëria mund të jetë në grup me to

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 17:48

Shqipëria do t’i mësojë kundështarët e grupit të Euro 2016 më 12 dhjetor, në shortin që do të hidhet në Paris.

Kombëtarja jonë ndodhet në vazon e katërt, në atë të ekipeve jofavorite. Për pasojë ritet të ketë në grup ekipe të mëdha, si Gjermania apo Spanja.

Për herë të parë Europiani do të ketë 24 skuadra, duke lënë pas kështu formatin me 16 skuadra që është aplikuar që në vitin 1996.

Finalistët do të ndahen në 6 grupe me nga 4 skuadra. Dy ekipet e para të secilit grup kalojnë në fazën tjetër.

Por 12 skuadrave të kualifikuara do t’u shtohen edhe 4 skuadrat më të mira nga vendet e treta të grupeve, për të plotësuar 16 –shen.

Ky format është aplikuar në botërorët e viteve 1986, 1990 dhe 1994, me ndryshimin e vetëm të play -off për vendet e treta.

Në këtë europian do të luhen 51 ndeshje nga 31 ndeshje që luheshin në formatin me 16 skuadra.

Kampionati do të nisë më 10 qershor të vitit 2016 dhe do të përfundojë më 10 korrik. Ndeshja finale do të luhet në stadiumin “Stad dë Frons”. Faza e grupeve do të zhvillohet nga data 10 deri në datën 22.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat