Lorik Cana: Në evropian do ikim si Shqipëria e Madhe

Sporti

Lorik Cana: Në evropian do ikim si Shqipëria e Madhe

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 17:06

Nga Lorik Cana, fjalët para skuadrës kombëtare, tek ceremonia në Kryeministri

Në emër të ekipit, është shumë e vështirë të gjejmë persona të cilët brenda vendit tonë, institucione, shoqëri, rini, të moshuarit, të gjithë e dinë pasionin e krenarinë që e kemi ne për vendin tone, kur flas këtu, vendin gjithëpërfshirës, është e vështirë të kuptosh sakrificën dhe mundin…shumica janë këtu se si ka thënë dikush të shkojnë, as se do nxjerrin ndonjë përfitim, por kanë ardhur se nderojnë familjen, vendin, dhe kur në fund kemi këtë mbështetje dhe njerëz që e kuptojnë këtë sakrificë gëzimi është i shumëzuar një mijë herë.

Jemi krenarë të lumtur sepse dimë sa i kemi bërë njerëzit të lumtur dhe kjo na jep kënaqësinë më të madhe. Është mirë që sms që i keni përcjellë pavarësisht momenteve të vështira, do them një thënie që ja vlen ta përsëri, se besoj se e kemi fatin në duart tona: “Shqiptarë ne do fitojmë çdo luftë sapo të kemi fituar betejat mes vetes”.

Ne çdo lloj xhelozie dhe interesi personal e kemi lënë pas vete. Të përgatitemi për evropianin në të cilin s’do ikim si Shqipëri e vogël porsi Shqipëri e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat