Vokrri përgëzon Dukën dhe heronjtë kuqezi

Sporti

Vokrri përgëzon Dukën dhe heronjtë kuqezi

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 16:07

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Armeni-Shqipëri, që u përmbyllë me fitoren e kuqezinjve, me rezultat 3:0, me çka kombëtarja e Shqipërisë për herë të parë në historinë e saj u kualifikua për Kampionatin Evropian, që vitin e ardhshëm mbahet në Francë, e ka telefonuar presidentin e FSHF-së, z. Armand Duka, duke e përgëzuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm. Në të njëjtën kohë kryetari Vokrri i ka përgëzuar të gjithë futbollistët e Kombëtares shqiptare për arritjen e synimit të tyre që të jenë pjesë e Evropianit, duke e bërë krenarë gjithë kombin shqiptarë, derisa i ka ftuar që të jenë mysafirë të FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat