Lippi flet për Shqipërinë: Arritje e mahnitshme!

Sporti

Lippi flet për Shqipërinë: Arritje e mahnitshme!

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 15:33

Shqipëria ka bërë sensacion me kualifikimin në Euro 2016. Pothuajse e tëra bota sportive flet për të arriturën historike të futbollistëve të kombëtares shqiptare, që kaluan grupin ndër më të fortët, ku ishin Portugalia, Danimarka, Serbia dhe Armenia. Ish-përzgjedhësi i Italisë (kampione bote më 2006) ka folur për “Corriere dello Sport”, duke analizuar ndeshjen Armeni-Shqipëri, e cila është fituar nga shqiptarët me rezultat 3:0 në midis Yerevanit. “Gianni de Biasi ka bërë një akt heroik të mahnitshëm, për të cilën askush nuk besonte të ishte i mundur. Nuk ka asgjë për të bërë, trajnerët italianë kanë diçka më shumë se të tjerët”, ka thënë Lippi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat