Ceremoni zyrtare për të pritur heronjtë e kombëtares në Rinas

Sporti

Ceremoni zyrtare për të pritur heronjtë e kombëtares në Rinas

Nga: Gjergj Koja Më: 12 tetor 2015 Në ora: 15:08

Në Aerportin Ndërkombëtar NënaTereza gjithcka është gati në pritje të ekipit të kombëtares shqiptare, ku sic është njoftuar në këtë ceremoni do të jenë Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Në një atmosferë elektrizuese, dhjetra tifozë kuqezinj kanë mbushur ambientet e aeroportit për të pritur ardhjen e ekipit të futbollistëve, që siguroi kualifikimin historik në Euro 2016, pas fitores të së dielës në Armeni.

Simbolet kombëtare kanë veshur kuqezi jo vetëm ambientet e aeroportit, por edhe rrugën që e lidh atë me kryeqytetin, ku dhjetra qytetarë me flamuj në duar mirëpresin djemtë e kombëtares.

Ndërkohë në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ka nisur koncerti festiv me këngë dhe valle, në kuadër të festimeve me të cilat po priten në atdhe djemtë e kombëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat