Gazeta e Bazelit: Zvicra “secondos” çon Shqipërinë në Francë 2016

Sporti

Gazeta e Bazelit: Zvicra “secondos” çon Shqipërinë në Francë 2016

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 14:31

“Shqipëria kualifikohet në Euro 2016, falë edhe 10 lojtarëve shqiptarë nga Zvicra”, shkruan gazeta më e madhe e Bazelit, Basler Zeitung.

Përkundër humbjes ndaj rivalëve serb, 0:2, kishte një happyend për Shqipërinë pasi fitoi 3:0 ndaj Armenisë duke u kualifikuar direkt për herë të parë në Kampionatin Europian të futbollit. Gazeta ndalet e përmend lojtarët që luajnë në Zvicër si Berat Gjimishti (FCZ), Naser Aliji (Basel), Taulant Xhaka (Basel), Migjen Basha (Luzern) dhe Shkelzen Gashi (Basel). Më pas përmend edhe Arlind Ajeti (pa ekipë, së fudni në Basel), Ermir Lenjani (Nantes), Amir Abrashi (Freiburg), Burim Kukeli (FCZ) dhe Armando Sadiku (FCZ) që janë të lidhur e mësuar nga futbolli zviceran. Poashtu përmendet edhe kapiteni Lorik Cana që është rritur në provincën franceze të Zvicrës, Romandi.

Në fund të artikullin shkruan se edhe Xherdan Shaqiri e Taulant Xhaka kanë uruar Shqipërinë për kualifikimin në rrjetet sociale./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat