Ish-futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Kujtim Shala, që ka luajtur në klubet e ndryshme të njohura europiane, ka përgëzuar futbollistët e kombëtares së Shqipërisë për angazhimin dhe lojën e madhe që treguan në Armeni. Shala është i lumtur për fitoren e kuqezinjve me rezultat 3:0 dhe për kualifikimin historik në Euro 2016. “Urime, urime për kualifikimin historik”, shkruan Kujtim Shala në facebookun e tij.