Barcelona s’mund të bëjë transferime as në janar

Sporti

Barcelona s’mund të bëjë transferime as në janar

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 13:54

Skuadra e Barcelonës nuk do të mund të bëjë transferime as në muajin janar, kur edhe i përfundon dënimi i FIFA-së.

Buxheti i përcaktuar nga UEFA për shumën e lejuar për shpenzim, pothuajse është arritur nga Barcelona.

Katalunasit kanë të drejtë të shpenzojnë 421 milionë euro, ndërsa ata deri më tani kanë hargjuar 419.

Problemi kryesor me shpenzimet e mëdha të Barçës janë pagat e larta të futbollistëve.

Në këtë mënyrë zgjidhja e vetme për të bërë blerje është shitja e disa lojtarëve, në të kundërtën futbollistët e vetëm që do t’u bashkohen katalunasve në janar janë Turan dhe Vidal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat