Ambasadori O’Connell uron Kosovën për fitoren

Sporti

Ambasadori O’Connell uron Kosovën për fitoren

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 21:16

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell nëpërmjet profilit zyrtar të tij në Facebook ka uruar Përfaqësuesen e Kosovës për fitoren ndaj Guinesë Ekuatoriale me rezultatin 2:0.
O’Connell ka thënë se është ndier i nderuar me ftesën që ka marrë nga Federata e Futbollit të Kosovës, për të ndjekur këtë ndeshje nga stadiumi, ndërsa është shprehur i lumtur me fitoren e Kosovës
Ky është postimi i tij i plotë: “Urime! Kosova 2 – 0 Guinea Ekuatoriale. Nder i veçantë të jesh mysafir i Federatës së Futbollit të Kosovës – dhe të shohësh fitoren e Kosovës. Sporti na bashkon”, ka shkruar ambasadori O’Connell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat