Bastet në Armeni favorizojnë Shqipërinë

Sporti

Bastet në Armeni favorizojnë Shqipërinë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 21:15

Shqipëria është favorite për t’a fituar përballjen me Armeninë, në bazë të koeficientit të vendosur nga bastoret në këtë shtet.
Bastet armene, i kanë vendosur Shqipërisë koeficient më të ulët për fitore, në krahasim me Armeninë.
Sipas kompanisë “Vivaro”, fitorja e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 2.2, barazimi 3.3 dhe fitorja e Armenisë 3.25. Ndërsa “Totogaming” e kuoton fitoren e Shqipërisë me koeficientin 2.23, barazimin 3 dhe fitoren e Armenisë 3.55, shkruan Panorama Sport.
Kuqezinjve u duhet fitorja në këtë ndeshje, për t’a siguruar kualifikimin e drejtpërdrejt në ‘EURO 2016’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat