​Zidane: Nuk kam trajtim të veçantë për djalin tim Enzo

Sporti

​Zidane: Nuk kam trajtim të veçantë për djalin tim Enzo

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 20:03

Pas kritikave se Zidane po e favorizon djalin e tij në çdo ndeshje ka pasuar reagimi i tij.

Trajneri i Real Madrid Castilla, Zinedine Zidane ka insistuar se ai nuk favorizon djalin e tij Enzo karshi lojtarëve të tjerë.

Castilla zë pozitën e katërt në Grupin 2 të Segunda B, dhe Enzo është paraqitur në të gjitha shtatë ndeshjet e ligës deri tani.

"Është e ndërlikuar,por në dhomën e zhveshjes biri im, Enzo, duhet të jetë ashtu si çdo lojtar tjetër", ka thënë Zidane për Sr L'Equipe.

"Pastaj, në shtëpi, ai është biri im përsëri, por në klub unë e trajtoj atë si gjithë të tjerët. Unë jam duke kërkuar dhe ndoshta unë jam edhe pak më i ashpër ndaj tij, por unë e di se ai ka më shumë për të ofruar.Enzo po luan më shumë për shkak se ai e meriton atë", përfundoi Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat