Deklaratat e trajnerit të Armenisë shqetësuese për Shqipërinë

Sporti

Deklaratat e trajnerit të Armenisë shqetësuese për Shqipërinë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 18:33

Trajneri i Armenisë, Sargis Hovsepyan, ka thënë se ndeshja ndaj Shqipërisë nuk është ndeshje nderi për ta.
Armenët nuk kanë gjasa për kualifikim, mirëpo përkundër këtij fakti, Hovsepyan ka deklaruar se ndeshja ndaj Shqipërisë për ta, nuk është vetëm sa për t’a plotësuar obligimin të cilin e kanë.
Nuk duhet ta cilësojmë ndeshjen ndaj Shqipërisë si ndeshjen e nderit. Ky është sporti dhe nëse ekipi humb, nuk do të thotë se lojtarët nuk kanë luajtur për nder. Por ne do të bëjmë çdo gjë për të fituar në stadiumin tonë”, tha trajneri i Armenisë, Hovsepyan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat