Kosova shkëlqeu, shënoi super fitore kundër Guineas Ekuatoriale (Foto/ Video)

Sporti

Kosova shkëlqeu, shënoi super fitore kundër Guineas Ekuatoriale (Foto/ Video)

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2015 Në ora: 15:06

Kombëtarja e Kosovës shënoi fitore të rëndësishme (në miqësoren ndërkombëtare) me rezultat 2:0 kundër Guineas Ekuatoriale, në takimin që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

Djelmoshat e përzgjedhësit Albert Bunjaku bënë lojë shumë të mirë që nga fillimi i minutës së parë e deri në fund. Një mbrojtje e fortë, me një mesfushë të përsosur dhe sulm të hatashëm, dhanë edhe frytet e veta për një triumf të madh, njëkohësisht duke i kënaqur mbi 6 mijë tifozë në stadium. Tifozët 'Dardanët' përkrahën maksimalisht kombëtaren tonë dhe i dhanë zemër deri në pikën e fundit.

Kjo është fitorja e dytë në ndeshjet miqësore, pasi e para u arrit vitin e kaluar po në Prishtinë me rezultat 1:0 ndaj Omanit, ndërsa pati barazuar (në Mitrovicë 0:0) me Haitin, por ka pësuar edhe dy humbje, si 6:1 në MItrovicë nga Turqia dhe 3:1 në Gjenevë nga Senegali. Fitorja për Kosovën ndaj Guineas ka domethënie të madhe në kohën kur jemi shumë afër pranimit në UEFA e FIFA.

Futbollistët e Kosovës ishin angazhues dhe me energjikë, me gjithë që vazhdimisht ka rënë shi, por as kjo si pengoi që të shënojnë fitore sidomos Mërgim Brahimi tregoi lojë maestrale, duke realizuar dy gola në minutën e 2-të e 47-të.

Në minutën e 38-të, Airton Embela u përjashtua nga loja pas një startit të ashpër ndaj Fejzullahut, po ashtu me karton të kuq u ndëshkua edhe përzgjedhësi i Guineas, Esteban Becker. Kjo ndodhi në minutën e 66-të, për shkak se bëri sjellje josportive.

Në përgjithësi Kosova ka treguar prej lojërave më të mira që ka zhvilluar deri më tash, për faktin se ka qenë vazhdimishtr këmbëngulëse për të shënuar. Mbi të gjitha atmosfera ishte e mirë, organizimi përfekt dhe loja e shkëlqyeshme janë edhe një reklamë e mirë për futbollin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtarë.

Albert Bunjaku po formëson një kombëtare kompakte dhe të denjë për kombëtaret e shteteve të ndryshme

89' Fejzullahu pati rast të mirë, mirëpo gjuajtja e tij shkoi përskaj shtyllës pingule.
88' Guinea kërcënoi portën tonë, por për fat nuk e qëlluan portën.
84' Shpëtim Hasani u mundua të rrezikojë por pa sukses.

78' Të dyja ekipet luajnë me vetëmohim të pashoq, mysafirët edhe pse janë me një futbollist më pak munduhen të paraqiten të rrezikshëm.

72' Rezultati 2:0 për Kosovën.
66′ Përjashtohet përzgjedhësi i Guineas, Esteban Becker. Bëri sjellje josportive.

65' Rezultati 2:0. Kosova po tregon lojë të mirë.
58' Ndeshje mjaft mirë, me iniciativë të Kosovës.

54' Kosova vazhdon të jetë në epërsi me rezultat 2:0.
49' Lojë fenomenale e Kosovës, Besart Halimi pati rast ideal, mirëpo, gjuajtjen e bukur të tij e pret me vetëmohim portieri rival.

47' Një aksion i shpejt i Kosovës përfundoi me gol. Mërgim Brahimi brenda 16-shit me mjeshtri parabolloi portierin dhe 2:0. Për Brahimin është paraqitja e parë dhe ka shënuar dy gola.
Vazhdon të bie shi, e cila paksa vështirëson edhe fushë për lojë.
Filloi pjesa e dytë, Kosova - Guinea Ekutoriale 1:0.
Përfundoi pjesa e parë, KOsova-GUinea Ekuatoriale 1:0.
Pjesa e parë qe mjaft e mirë dhe djelmoshat tanë po japin maksimumin. Në 45 minutat e para Kosova po paraqitet mirë. Ekipi është kompakt, po funksionon mjaft mirë, me një mbrojtje të fortë, me një mesfushë që po tregon kualitet dhe një sulm gjithnjë e më të rrezikshëm. Pa dyshim se shënuam edhe golin më të shpejtë deri më tash pikërisht në minutën e 2-të nga Mërgim Brahimi.
Përfundoi pjesa e parë, Kosova-Guinea Ekuatoriale 1:0
Mbi 6 mijë shikues janë të pranishëm në stadium. Bileta ka kushtuar 10 euro dhe sigurisht se kjo ndikuar që stadiumi mos të mbushet pëplotë.
41' Rezultati 1:0 edhe me tutje.
38' Airton Embela ndëshkohet direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Fejzullahut. Kosova ka tani epërsinë numerike në fushë.
36' Kosova gjithnjë po bëhet më e rrezikshme dhe në kërkim të golit të dytë.
31' Ilir Berisha me kokë nga qendra gjuajti bukur, por për fat të keq të tij topi kaloi jashtë portës.
30' Rezultati edhe më tutje 1:0 në favor të Kosovës.
25' Bolla lehtë ka mundur ta barazoi rezultatin, por gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja e Kosovës.

22' Lojë e mirë, por futbollistët tanë po shfaqen shumë më të rrezikshëm.
18' Kosova po e domonin lojën dhe ka raste të mira.
13' Erton Zejnullahu nga rreth 20 metra gjuajti rrëmbyeshëm por topi për disa centimetra shkoi jashtë portës.

12' Goditja nga këndi topi deri te Bernard Berisha i cili nga rreth 11-12 metra gjuajti fortë, portieri rival edhe më bukur reagoi dhe shpëtoi portën.
8' Ndeshja është e baraspeshuar, ndërsa shikueshmëria nuk është ajo që u prit, sigurisht edhe shkaku i kohës herë-herë me shi, por edhe biletave të shtrenjta.

2′Mërgim Brahimi shënon me të majtën për mrekulli, 1:0. Ai nga rreth 14 metra dërgoi gjuajtje të fortë dhe mposhti portierin e Guineas.

Në Prishtinë po zhvillohet ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Guinea Ekuatoriale. Në një kohë të vranët që po mbretëron, por është një atmosferë e mirë në stadiumin e Prishtinës. Për Kosovën është një miqësore e mirëseardhur ndaj kombëtares nga Afrika Qendrore.

Kosova: Ujkani, Perdedaj, Bunjaku, Berisha, Paçarada, Zejnullahu, Sadiku, Brahimi, Halimi, Berisha, Fejzullahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat