Ja vendi ku do vendoset fati i Shqipërisë (Foto)

Sporti

Ja vendi ku do vendoset fati i Shqipërisë (Foto)

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 13:01

Kombëtarja po niset sot për në Erevan, ku do të luajë ndeshjen e fundit për eliminatorët e “Euro 2016”.

“National Stadium” i Armenisë, pozicionuar në kryeqytetin e Yerevan, është impianti ku kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen, që do të vendosë nëse do të jemi apo jo në fazën finale të Europianit “Francë 2015”.

Ndeshja pritet të nisë në orën 18:00, të dielën në një impiant që mban deri në 15.000 sportdashës.

Konstruksioni i tij i fundit është realizuar në vitin 2000 dhe është një stadium që ofron standardet e kërkuara nga UEFA.

Armenia është një vend euroaziatik. Kufizohet me Turqinë në perëndim, Gjeorgjinë në veri, me Azerbajxhanin dhe Nagrono Karabacht në lindje dhe me Iranin e Takchivan në jug.

Armenia ka një popullsi prej gati 3 milionë banorë (2.974.693), ka një sipërfaqe prej gati 30 mijë kilometra (29.800 km) dhe një dendësi prej 100 banorësh për metër katror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat