Trajneri danez Olsen: S'dua të shikoj ndeshjen e Shqipërisë

Sporti

Trajneri danez Olsen: S'dua të shikoj ndeshjen e Shqipërisë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 11:33

Të Dielën në kuadër të grupit I zhvillohen 3 ndeshje, sëbashku me miqësoren Danimark-Francë, por sytë janë të drejtuar kah ndeshja Armeni-Shqipëri.

Shqetësimi më i madh vjen nga trajneri danez, Morten Olsen, që thekson se ndeshjen e Shqipërisë nuk do ta shikojë, por dëshiron vetëm ta dëgjojë rezultatin e fundit.

"S'mund të bëjmë asgjë. Do ishte e tmerrshme ta shikoja ndeshjen, më mirë do ishte vetëm ta dëgjoja në fund rezultatin," theksoi mes tjerash Olsen për mediat daneze./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat