Messi shkon në teatër, a e dini se çfarë ndodhi?

Sporti

Messi shkon në teatër, a e dini se çfarë ndodhi?

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 09:53

Lionel Messi po e shfrytëzon lëndimin e tij për të qenë më afër familjes dhe për të iu kthyer normalitetit në shoqëri. Futbollisti më i mirë në planet po shihet në Barcelonë gjithnjë në shoqërimin e familjarëve të tyre.

Dje është parë në teatrin e Barcelonës ku ishte i shoqëruar nga nëna Celia, vëllau Rodrigo dhe gruaja Antonella. Messi kishte shkuar për të parë një shfaqje teatrale nga regjisorii, Ricardo Darin.

Argjentinasi u fut ne teatër pak minuta pas fillimit të shfaqjes duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Reagimi i publikut ka qenë mahnitës pasi që për një moment të gjithë e harruar shfaqjen dhe e pritën "pleshtin" me duatrokitje të mëdha.

Edhepse ishte me paterica, Messi u ndal për një moment duke përshëndetur me dorë të gjithë për përkrahjen e dhënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat