Sali Berisha: Tifozët Kuq e Zinj u poshtëruan nga Rama (Video)

Sporti

Sali Berisha: Tifozët Kuq e Zinj u poshtëruan nga Rama (Video)

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 09:19

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se me urdhër të Edi Rames, Ballist Morinës, te cilin ai e akuzoi se do te vriste Kryeministrin e Serbisë dhe e linçoi mizorisht për aktin terrorist imagjinar me mediat e qeverise, i hiqet ne sallën e gjyqit bluza e kuqe me shqiponje sikur te ishte kryqi i thyer nazist.

“Video tregon këtë moment te pabesueshëm me te cilin Rama mendon se poshtëroi Ismail Morinen por ne te vërtet ai me këtë akt poshtrën veten dhe tregon fytyrën "evropiane" te etërve te tij”, ka thënë Berisha.

Ndryshe Ballisti rrezikon 15 vjet burg pasi akuzohet për disa vepra penale nga autoritetet shqiptare.

Atij iu gjetën armë pa leje në veturën e tij Range Rover.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat