Mbrohet Pique, nuk kam folur kurrë keq për Spanjën

Sporti

Mbrohet Pique, nuk kam folur kurrë keq për Spanjën

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 08:19

Gerard Pique insiston se ai kurrë nuk ka folur keq për Spanjën.

Tifozët në Spanjë vazhdojnë të fishkëllejnë Gerard Piquen, i cili kësaj radhe është shfajësuar duke thënë se nuk ka folur kurrë keq për Spanjën.

“Duhet t’i pyesni tifozët se pse po fishkëllejnë. Unë kam ardhur në kombëtare që 16 vite dhe kurrë nuk kam folur asnjë fjalë të keqe për këtë vend”, thi Pique.

Ai po ashtu foli edhe për Sergio Ramosin, për të cilin tha se në fillim nuk kanë shkuar mirë, por më vonë e pranoi se kuptohen shumë mirë dhe i pëlqen të luaj me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat