Nuk mjaftojnë vetëm “Plisat” (Video)

Sporti

Nuk mjaftojnë vetëm “Plisat” (Video)

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 00:19

Organizimi i ndeshjes Shqipëri – Serbi është vlerësuar lartë dhe si një sukses i madh nga pala shqiptare.

Por për tifozët shqiptarë anembanë botës, ata që se kanë kaluar testin në këtë ndeshje, janë tifozët që ishin në stadium, ku shumë pak dëgjohej zëri i tyre në mbështetjen e kombëtares, e po ashtu pati kritika edhe për lojtarët, për mos dhënien e maksimumit në fushë, kur me një fitore ndaj Serbisë, do të siguronin pjesëmarrjen në evropianin Euro 2016, për herë të parë në histori të kombëtares.

Sipas një video që është hedhur në faqen e grupit të tifozëve “Plisat”, shihet mirë sesi tifozët nga Prishtina mbështesin pa ndërprerë kombëtaren në atë numër të vogël që ishin në “Elbasan Arena”, ndërsa krejt ndryshe vepronin tifozët tjerë afër tyre, që të qetë e shikonin ndeshjen përballë Shqipërisë.

Posted by Plisat on Friday, October 9, 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat